E Diel, 1 Nëntor 2026

Withers:Si në 1944, beteja për fjalën e lirë vazhdon

TIRANE- Më 16 nëntor 1944, 37 intelektualë të Tiranës u ekzekutuan pa gjyq, pasi nuk ishin në krah të Partisë Komuniste . Sot 65 vjet më pas ambasadori amerikan John Withers vë në dukje se në Shqipëri vazhdon e njëjta betejë për "mbrojtjen e fjalës së lirë”

I pranishëm në ceremoninë e organizuar nga Shoqata Mbarëkombëtare e të Persekutuarve Politikë dhe ambasada amerikane, për të përkujtuar dhe nderuar 37 intelektualët e Tiranës, zoti Withers mbajti fjalën e nderit.

“Beteja për fjalën e lirë vijon dhe sot”- ka thënë ambasadori amerikan duke bërë thirrje për denoncimin e rasteve kur tentohet te censurohet fjala e lire.

“Jo dhunës ndaj shtypit, jo përpjekjes për të ndaluar shtypin e lirë“

Në këtë ceremoni Presidenti Topi do t'i nderojë të 37 intelektualët e pushkatuar me titullin "Nderi i Kombit".
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›