E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia zhytet ne borxhe

BEOGRAD - Serbia vazhdon te zhytet ne borxhe. Sipas te dhenave te Bankes Kombetare lokale borxhi i Serbise ka arritur ne 23.8 miliarde euro nderkohe qe brenda vitit duhet te ktheje 3.5 miliarde euro kredi. Sipas te dhenave borxhi eshte rritur me 550 milione euro nga muaji mars deri ne qershor te ketij viti. Shkak i rritjes se borxhit te jashtem te Serbise jane kredite e reja te shtetit por edhe diferencat e kursit per shkak te renies se euros ne raport me valutat e tjera. Deri ne fund te qershorit borxhi publik i Serbise ishte 10.8 miliarde euro.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›