Vizat Fajon Brukseli kerkon garanci nga Shqiperia
TIRANE- Shqiperia do te perfitoje heqjen e regjimit te vizave vetem nese arrin te binde shtetet anetare te BE-se se kriteret teknike jane permbushur dhe ato po zbatohen ne praktike. Tanja Fajon raportuesja speciale ne Parlamentin Europian per Shqiperine dhe Bosnjen eshte e bindur per kete.
Ne nje interviste ekskluzive te botuar sot ne Gazeta Shqiptare eurodeputetja sllovene thekson se situata e paqendrueshme politike do te krijonte shqetesim ne BE ndaj eshte e nevojshme te kthehet dialogu dhe parlamenti te jete funksional. Fajon tha se nuk ka vende qe jane kunder liberalizimit te vizave por ka nje qendrim mes vendeve anetare per te mos nxituar me finalizimin e procesit. Per kete arsye duhet qe autoritetet shqiptare te largojne te gjitha shqetesimet mes tyre dhe te garantojne se kushtet teknike qe konsiderohen te permbushura zbatohen praktikisht.
Rregullorja per vizat u miratua te henen me 42 vota pro 3 abstenime dhe 2 kunder ne Komisionin e Puneve te Jashtme te PE. Ajo pritet te kaloje me 12 shtator ne Komisionin Europian dhe me 15 shtator ne Parlamentin Europian ndersa me pas u dergohet per opinion vendeve anetare te BE-se. Ministrat e Brendshem do te japin verdiktin e tyre ne mbledhjen e 7-8 nentorit ne Bruksel.
Intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare
s.g/balkanWeb