Hillary Clinton shpreson për trupa shtesë në Afganistan
Sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton, tha se takimi më i fundit i Aleancës së NATO-s do të rezultojë në më shumë premtime për të dërguar trupa shtesë në Afganistan.
Një seri vendesh të kontinentit eurpoian si Italia, Polonia, Gjeorgjia dhe Britania e Madhe kanë bërë të ditur publikisht qëllimet e tyre për të dërguar më shumë forca në Afganistan.
NATO tha se tani më shumë se 20 vende kanë shprehur gatishmërinë e tyre për për të dërguar trupa shtesë dhe numri i ushtarëve që do të dërgohen në mision do të jetë më shumë se 5 mijë trupa.
Disa nga aleatët europianë kryesorë si Franca dhe Gjermania nuk kanë kthyer ende një përgjigje pozotive për dërgim të trupave shtesë.
SHBA-ja dhe gjenerali, Stanley McChrystal pritet të raportojnë çdo gjë para ministrave rreth mënyrës se si do t'i përdorë ai trupat shtesë dhe ndryshimet që do të sjellin.
Një tjetër pjesë e rëndësishme e diskutimeve do të jetë mënyra se si komuniteti ndërkombëtar mund të përmirësojë bashkëpunimin në anën civile të misionit për të inkurajuar qeverisje dhe zhvillim më të mirë në Afganistan.