Itali/ Vrau shoqen e dhomës, 26 vjet burg
Një gjykatë italiane dënoi të shtunën herët studenten amerikane 22 vjeçare Amanda Knox, për vrasjen e studentes britanike Meredith Kercher të kryer dy vjet më parë.
Gjykata në qytetin italian të Peruxhias, dënoi Knox me 26 vite burg. Gjithashtu gjykata dënoi edhe të dashurin e saj italian gjatë kohës së vrasjes, 25 vjeçarin Rafaele Sollecito me 25 vite burg.
"Kjo është diçka tepër qesharake. Rafaele ishte tepër i tronditur dhe pa fjalë. Nesër në mëngjes do të shkoj në burg për të shpjeguar gjithçka", tha avokati i Rafaeles, Luca Maori.
Knox nga Seattle, ishte akuzuar për organizimin e vrasjes së 21-vjeçares angleze Kercher në nëntor të vitit 2007, me të cilën ajo ndante apartamentin në këtë qytet universitar italian.
"Amanda është shumë e mërzitur. Ne e dënojmë ngjarjen, por do të kundërshtojmë dhe do të përpiqem në çdo mënyrë të tregoj pafajësinë Amanda-s. Ky është një krim pa asnjë motiv," tha avokati i mbrojtjes së Amanda Knox, Ghiarga Luciano.
Britanikja Ketcher u gjet gjysëm e zhveshur dhe me fytin e prerë në dhomën e gjumit të një apartamenti në Peruxhia, ku ajo ndiqte studimet.
Ndërkohë familja Kercher ka falenderuar falenderuar avokatin e Meredith, Francesco Maresco për punën e bërë dhe vënien e drejtësisë në vend.