Dy restaurime
Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Agjencionit Turk për Zhvillim dhe Bashkëpunim – TIKA dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, për restaurimin e Xhamisë së Jashar Pashës në Prishtinë, si dhe Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet MKRS-së dhe TIKA-s për restaurimin e Tyrbes së Bajraktarëve në Gazimestan të Komunës së Obiliqit.
Memorandumet, në emër të Sekretarit të MKRS-së, Veton Firzi u nënshkruan nga Xhevat Bajrami, ndërsa në emër të TIKA-s, nga zëvendësdrejtoresha Ece Kirli. Memorandumin në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës e nënshkroi Resul Rexhepi.
Memorandumet e nënshkruara parashohin konservimin dhe restaurimin e plotë të të dy objekteve në fjalë, ndërsa koston e realizimit të plotë të projekteve do ta mbulojë TIKA.