Shkodër, një i ri arrestohet për shfrytëzim prostitucioni
I ndaluari është 22-vjeçari Mark Maloca, i njohur si Ciobanu, nga fshati Trush i Shkodrës. Ai dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion 18-vjeçaren me inicialet F. K., nga fshati Kallmet i Lezhës. Policia në njoftimin e saj shton se i akuzuari tentoi ta trafikonte në Itali 18-vjeçaren.
Vajza ishte denoncuar nga të afërmit në polici si e zhdukur që prej 19 korrikut. Ajo është gjetur ditën e djeshme, dhe menjëherë ngriti akuzën ndaj “Ciobanun”, se e kishte shfrytëzuar për prostitucion.
Policia mori në pyetje 22-vjecarin, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.