Seria A - Java 26

Lacio fitoi për herë të dytë brenda këtij kampionati derbin e Romës, me rezultatin 2-1. Në një ndeshje me nerva dhe kartona të kuq, skuadra e trajnerit Reja kaloi e para në epërsi në minutën e 10-të me anë të një penalltie të ekzekutuar saktë nga Hernanes.
Në momentin e penalltisë, Roma humbi portierin Stekelenburg, i cili u përjashtua me kartonin e kuq. Skuadra e Luis Enrikes reagoi shpejt dhe arriti të barazonte në minutën e 16-të me anë të Borinit, por pjesa e dytë i dha fitoren Lacios. Golin vendimtar e shënoi Mauri pasi kishte kaluar një orë lojë, ndërsa në minutat e fundit, edhe një lojtar i Lacios u përjashtua me karton të kuq. Bëhet fjalë për Skalonin.
Me këtë fitore, Lacio forcoi pozitat në vendin e tretë me 48 pikë, ndërsa Juventus ka 54 e Milani 51 pikë. Sulmuesi shqiptar, Erion Bogdani, shënoi një tjetër gol, madje të dytin radhazi në radhët e Sienës. Bogdani realizoi golin e parë në fitoren 3-0 ndaj Kaljarit.
Në ndeshjet e tjera, Udineze barazoi papritur në fushën e saj, 0-0 me Atalantën, ndërsa Napoli fitoi në mesditë 2-1 në fushën e Parmës. Kjo ishte një fitore mes polemikave, pasi goli i dytë, shënuar nga Laveci ishte në pozicion jashtë loje. Fiorentina arriti një fitore të rëndësishme ndaj Çezenës, me rezultatin 2-0, ku autorë golash ishin Mora në minutën e 62 me një autogol dhe Kasani 12 minuta më pas. Një barazim spektakolar u regjistrua në Leçe, ku skuadra vendase barazoi 2-2 me Xhenoan. Fillimisht ishin miqtë që kaluan në epërsi, pastaj puljezët përmbysën shifrat në 2-1, por në fund erdhi barazimi i Skulit, autor i të dy golave gjenovezë.