Tirana ne vendin e pare te Superliges shqiptare

Po 33 pikë ka edhe skuadra durrsake, që kaloi një provë të vështirë në Vlorë. Barazim 1-1 ishte përfundimi i kësaj prove, një rezultat i mirë, ndonëse nuk mjaftoi për të ruajtur vendin e parë, me shkëputje nga ndjekësit.
Teuta kaloi në epërsi me anë të shkodranit Nika në minutën e 50-të, pas një aksioni nga e majta, por Flamurtari arriti shpejt të barazonte, pasi Pero Pejiç shënoi në minutën e 65-të. Deri në fund ky rezultat nuk ndryshoi dhe shërbeu që edhe Skënderbeu të afrohej me kreun.
Kjo, pasi korçarët fituan pastër ndaj Dinamos, ndonëse luajtën në fushën asnjanëse të Peqinit. Gjergji Muzaka ishte autor i të dy golave, nga një në secilën pjesë. Fillimisht, ai realizoi në minutën e 39-të dhe pastaj 16 minuta para përfundimit të takimit.
Vllaznia shpërtheu ndaj Kamzës, duke shënuar 4 gola dhe pa pësuar asnjë. Sulmuesi Jablan realizoi në minutën e 32-të, pastaj Hajdari dyfishoi rezultatin në 41’. Në pjesën e dytë, golat erdhën nga Olti Gocaj në minutën e 64-ët dhe Gjini 7 minuta më pas.
Tirana e Teuta kanë nga 33 pikë pas 15 ndeshjesh, Skënderbeu i ndjek me 32, ndërsa Flamurtari ka 26 pikë.