E Diel, 1 Nëntor 2026

Seria A, Beckam: Milan, të gjitha mundësitë për të fituar kampionatin

David Beckham eshte shprehur se Milani i ka te gjitha mundesite per te fituar titullin kampion ne Serine A, megjithëse situata nhe skuader ka ndryshuar shume ne krahasim me sezonin e fundit, ku ai luajti per gjashte muaj me kuqezinjte.

“Sigurisht nuk eshte e njëjta situate. Ne skuader nuk eshte Paolo
Maldini, nje legjende per Milanin. Ka ikur Rikardo Kaka, i cili per mua
eshte nje nga futbollistet me te mire te botes, si dhe nuk ndodhet
Karlo Anceloti. Por sidoqoftë, Milani i ka te gjitha mundesite te
fitoje titullin. Diferenca me Interin eshte e vogel dhe une kam besim
se duke dhene maksimumin do ta kalojme ate”, eshte shprehur Beckham ne
daljen e pare përpara mediave, qe pas rikthimit te Milani.

Mesfushori
anglez do te kete nje tjeter përballje speciale gjate aventures se tij
me skuadren italiane. Milani do te luaje ne Ligen e Kampioneve kunder
Manchester United, skuader kjo ku Beckham u be i famshem si dhe kaloi
dhjete vjet te karrieres se tij futbollistike. “Kur mesova se Milani do
te luante kunder Manchesterit ne Champions, gati sa nuk qava.
Manchesteri eshte nje klub special per mua, por nuk do te me vinte mire
qe te fitonte kunder Milanit”, ka përfunduar Beckham.

Futbollisti anglez, i cili kërkon te fitoje nje vend ne kombëtaren
angleze ne Boterorin 2010, pritet te zbrese ne fushen e lojes me 6
janar ne ndeshjen e pare te Milanit kunder Genoas.

Nertan Prifti

< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›