E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamajkani Bolt, njeriu i vitit në sport

Usain Bolt eshte njeriu i vitit ne sport. Atleti Xhamajkan i çuditi te gjithe kur ne Lojrat Olimpike te Pekinit theu te gjitha rekordet boterore. Ne garen e 100 metrave ai regjistroi kohen 9.7 sekonda dhe mori epitetin i biri i eres, por shenoi nje kohe me te shpejte ne boterorin e fundit te zhvilluar ne Berlin. Po ashtu, ai theu rekordin e 200 metrave, i cili ishte regjistruar ne vitin e largen 1996 nga Michael Michael Johnson's 1996.

Sa i perket dekades se fundit do te kujtohen dhe notari amerikan
Michael Phelps dhe sportisten e kërcimit me shkop, rusja Yelena
Isinbayeva. Phelps fitoi tete medalje ne Lojrat Olimpike te Pekinit
duke regjistruar nje rekord personal, nderkohe Isinbayeva theu rekordin
ne sportin e saj, duke kercyar 5.05 metra.

Keto dhjete vite te para kane shenuar edhe disa nga skandalet me te
medha te sportit, ku me i spikaturi eshte ai i atletes amerikane Marion
Jones, i cili u perfshi ne hetimet e dopingut dhe u detyrua te
dorëzonte te treja medaljet olimpike qe ajo kishte fituar ne karrieren
e sak. Droga do te ishte pjese edhe e skandaleve te sporteve te tjera.
Ne vitin 2006, çiklizmi u trondit, pasi fituesi i Turit te Frances
Floyd Landis rezultoi pozitiv ne testet anti-doping dhe iu hoq titulli
i turit me te rendesishem.

Edhe Formula 1 nuk i shpetoi skandaleve. Ish-piloti i Renault Nelson
Piquet Jr. Zbuloi se si drejtuesit e skuderise se tij e kishin
urdhëruar te përplasej ne menyre qe shoku i skuadres Fernando Alonso te
fitonte garen. Per kete arsye skuaderia franceze dhe drejtori i saj
Flavio Briatore u ndeshkuan nga FIA. Nderkohe ky dhjetevjecar njohu dhe
disa prej futbollisteve me te talentuar te botes. Pas Ronaldinjos dhe
Rikardo Kakase, i gjithe futbolli eshte përqendruar te argjentinasi
Lionel Mesi dhe te rivali i tij me i afert portugezi Kristiano Ronaldo.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›