Mourinjo: Serie A më e vështirë se Premier Liga
Menaxheri i Interit, Jose Mourinjo, thotë se të garosh në Serie A është shumë më vështirë se gjithçka që ka provuar si menaxher i Chelseat në Angli.
"Viteve të fundit rezultatet në Ligën e Kampionëve kanë treguar se ekipet më të mira italiane nuk ishin në nivelin e ekipeve më të mira angleze. Por kur vjen puna te kampionati, ekipet e vogla në Itali janë më të mira se ekipet e vogla në Angli".
"është shumë më vështirë në Itali të fitojë një ndeshje se sa në Angli pasi në aspektin taktik të lojës njerëzit nuk shqetësohen për kualitetin e shout", ka thënë mes tjerash Mourinjo.