Seria A, Inter gjithmonë në krye

www.albania-sport.com -Interi arriti një fitore të bukur 3-0 kundër Bolonjës në javën e 32-të të Serisë A në Itali, ndëkohë që me fitore e mbyllnë fundjavën edhe Roma e Milani, përkatësisht kundëer Barit dhe Kaljarit. Tiago Mota shënoi një dygolësh për Interin, të shoqëruar me rrjetën e të ritkhyerit Mario Baloteli. Mirko Vuçiniç firmos fitoren e Romës ndaj Barit. Milani i Leonardos e pati më të vështirë: Borrielo, Huntelar dhe Astori autogol realizuan për kuqezinjtë nga Milano; Ragatzu dhe Matri për Kaljarin. Kievo e Erjon Bogdanit humbi me Sampdorian 2-1, ndërsa Xhenoa dhe Livorno u ndanë në barazim. Interi kryeson me 66 pikë, 1 më shumë se Roma (65) dhe 3 më shumë se Milani (63).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 03 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili