E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sebastian Vettel fiton Grand Prix Malaysia

www.albania-sport.com - Sebastian Vettel fitoi Grand Prix Malaysia pas një garë tërësisht profesionale në Kuala Lampur, gara e tretë e sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1. Piloti i Red Bull e përfundoi garën përpara shokut të tij te ekipit, Mark Webber dhe Niko Rosberg të Mercedes GP.

Vendi i katërt i takoi Robert Kubica i Renault, ndërsa të pestin Adrian Sutil me Force India. Lewis Hamilton e përfundoi garën i gjashtë, ndërkohë që Jenson Batton e mbylli i teti.

Fernando Alonso u detyrua të largohej një xhiro nga përfundimit, teksa shoku i tij te Ferrari, Felipe Massa doli në finish i shtati. Michael Schumacher u tërhoq pas dhjetë xhirosh kur ai isht në vendin e gjashtë.

Massa kryeson pas tre garave me 39 pikë, Alonso dhe Vettel kanë nga 37 pikë. Button ka tani 35 pikë, në të njëjtën numër pikësh sa Rosberg dhe katër pikë më shumë se shoku i tij i ekipit te MecLaren, Hamilton.

Gara e ardhshme do të zhvillohet në Kinë, më 18 prill.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 04 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›