E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokimet në Tiranë, vijon problemi në trafik

Trafiku ne Tirane vazhdon te mbetet problem. Sistemi i ri i qarkullimit te makinave, si pasoje e punimeve ne sheshin "Skenderbej", por edhe bllokimi qe prej disa ditesh i bulevardit "Deshmoret e kombit", si pasoje e greves se nisur nga deputetet socialiste dhe mbeshtetesit e tyre, kane bere qe trafiku ne oret e para te mengjesit te se henes, te kete krijuar veshtiresi, ne qarkullimin e automjeteve.

Devijimi i qarkullimit te automjeteve nga punimet ne sheshin "Skenderbej" qe prej disa javesh, por edhe bllokimi i bulevardit kryesor "Deshmoret e kombit", kane krjuar probleme me te medha ne qarkullimin e automjeteve, ne akset kryesore te unazes ne Tirane.

Nje dite me pare, drejtori i policise se Tiranes, i ka kerkuar Edi Rames, ne postin e kryebashkiakut, qe te liroje bulevardin "Deshmoret e kombit", pasi bllokimi i tij sjelle probleme ne trafik.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›