E Diel, 1 Nëntor 2026

Seria A Interi perqafon Milanin Juventusi rikthehet tek fitorja

Interi mundi dje Lecen 1-0 ne San Siro. Zona Champions Roma barazoi ne Firence Udineze mund Katanian

Interi mundi dje Lecen 1-0 dhe iu afrua keshtu edhe me shume kusherinjve kuqezi. Skuadra e Leonardos shfrytezoi mjaft mire asistin qe i dha dy nete me pare Palermo mundi Milanin 1-0 dhe tani pret te luaje derbin e Madonines si favorite. Po dje spikati edhe fitorja e Juventusit. Zonja e vjeter kishte kater ndeshje pa fitore por dje arritit te munde Breshian 2-1.

Pacini ndez San Siron

Interit i ka mjaftuar nje gol i shenuar nga Pacini ne minutat e para te pjeses se dyte qe te marre 3 piket perballe Leces dhe ta shohe veten vetem 2 pike larg kreut. Puljezet rezistuan mjaft mire pjesen e pare qe u mbyll pa gola por ne fraksionin e dyte te takimit Inter insistoi me shume dhe gjeti golin e avantazhit. Ne minuten e 7-te te pjeses se dyte Pacini ktheu ne gol nje asist te Pandevit.

Me tej zikalterit ne minutat ne vazhdim paten edhe disa raste te tjera per te dyfishuar avantazhin por nuk shenuan me ne rrjeten kundershtare. Gjithsesi kjo fitore minimale i mjaftoi Leonardos. Tanime ziklaterit jane ne kuoten e 60 pikeve 2 me pak se Milani kryesues. Lajmi i keq ne takimin e djeshem ishte ndeshkimi me karton te verdhe i brazilianit Lucio. Numri tre humbi shansin qe te luaje perballe Milanit takimi do te luhet pas dy javesh pasi pas 7 ditesh do te zbresin ne fushe perfaqesueset.

Del Piero i rikhen buzeqeshjen Zonjes

Juventusi u riklthye fitorja. Bardhezintje mposhten me veshtiresi 2-1 Breshian. I pari qe shenoi ishte Milos Krasic. Serbi realizoi golin e pare te ketij takimi ne minuten e 23-te. Por 3 minuta nga perfundimi i kohes se rregullt te pjeses se pare Breshia barazoi me ane te Eder. Ne pjesen e dyte Juventus vazhdoi te ushtronte preion mbi kundershtaret pasi fitorja i munngonte prej kater takimesh. Keshtu kembengulja e bardhezinjve u shperblye ne minuten e 68-te kur Del Piero gjeti rrjeten kundershtare fale nje supergoli.

Toti 201 here me Romen

Ne ndeshjen e luajtur me heret ate te zhvilluar ne oren 1230 Roma barazoi ne transferte perballe Fiorentines 2-2. Protagonist per verdhekuqte ne kete ndeshje ishte kapiteni Toti me dy golat e shenuar qe e ngjisin ate ne kuoten e 201 golave me fanelen romane.

Udineze per Ligen e Kampioneve dhe jo vetemhellip

Dje skuadra e Udinezes tregoi se eshte nje skuader qe meriton shume. Me lojen mbi nivelin e mesatares qe po ben skuadra e Guidolinit duket se ajo eshte favoritja per te marre vendin e trete dhe pse jo te tentoje titullin kampion Milani ndodhet vetem 6 pike larg. Dje skuadra friuliane mundi ne shtepi Katanian e Simeones fale golit te Inlerit dhe Di Natales shenoi per te 25-en here kete kampionat. Keshtu bardhezinjte dje sigluan fitoren e katert radhazi. Ekipi verior tregoi qe ka nje mbrojte mjaft te mire pasi takimi i djeshem ishte i gjashti radhazi qe nuk peson gol. Tani per tani askush nuk mund te saktesoje objektivin real te ketij ekipi. Nese ecin keshtu Di Natale amp Co mund te bejne mrekullinehellip.

Seria A

Te shtunen

Lacio 1 ndash 0 Cezena

Palermo 1 ndash 0 Milan

Dje

Fiorentina 2 ndash 2 Roma

Bari 1 ndash 2 Kievo

Bolonja 1 ndash 1 Xhenoa

Inter 1 ndash 0 Lece

Juventus 2 ndash 1 Breshia

Sampdoria 0 ndash 1 Parma

Udineze 2 ndash 0 Katania

2045 Napoli ndash Kaliari

Renditja

Pike Nd.

1 Milan 62 30

2 Inter 60 30

3 Udineze 56 30

4 Napoli 56 29

5 Lacio 54 30

6 Roma 50 30

7 Juventus 45 30

8 Palermo 43 30

9 Fiorentina 41 30

10 Bolonja 40 30

11 Kaljari 39 29

12 Xhenoa 39 30

13 Kievo 35 30

14 Parma 32 30

15 Katania 32 30

16 Sampdoria 31 30

17 Cezena 29 30

18 Lece 28 30

19 Breshia 26 30

20 Bari 17 30

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›