Pasqyra që zbulon ... gripin

Ajo që duket si pasqyrë e rëndomtë dhe pa pasur nevojë të preket, falë rrezeve ultra të kuqe, mat temperaturën e trupit të njeriut i cili shikohet në të.
Pasqyrë, o pasqyrë në mur, nga gripi kush është i sëmurë? Kështu do të mund të tingëllonte pyetja pasi që është zbuluar pasqyra e re, e cila zbulon temperaturën e ngritur, si një prej simptomave të gripit.
“Termo pasqyra” është zbuluar nga japonezët e kompanisë NEC Avio Infrared Technologies. Ajo që duket si pasqyrë e rëndomtë dhe pa pasur nevojë të preket, falë rrezeve ultra të kuqe, mat temperaturën e trupit të njeriut i cili shikohet në të. Më pas temperaturën e trupit e shfaqë në ekran dhe e alarmon atë që ka grip.
Ekzistojnë dy versione të kësaj pasqyre, njëra prej 1 140 dollarëve, dhe tjetra prej 1 440 dollarëve, raporton agjencia e lajmeve AFP, transmeton portali Telegraf.
Mund të shfrytëzohet edhe në aeroporte për të përcaktuar se kush prej pasagjerëve është i sëmurë, theksojnë nga kompania, gjersa kushton vetëm sa një e dhjeta e çmimit të kamerave me rreze ultra të kuqe që përdoren në shkolla, kompani e aeroporte.
Pritet që NEC Avio qysh këtë vit do të arrijë të shesë 5 000 njësi të kësaj pasqyre.