E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, Lazio në zonën e ftohtë të renditjes. Barazon me Fiorentinën

Lazio nuk arrin sërisht të fitojë, për tu shkëputur nga zona e ftohtë e renditjes, pasi është barazuar në minutën e 92 nga goli i brazilianit debutues në Serinë A me fanellën e Fiorentinës, Kerrison. Në ndeshjen e parë pas rikthimit në pankinë të Edoardo Reja, Lazio, ka kaluar në avantazh që në minutën e 7, kur në zhvillimet e një goditje këndi mbrojtësi Sebastiano Siviglia nuk i ka lënë asnjë mundësi reagimi Frey.

Skuadra e Prandelit në vështirësi, ka rrezikuar të pësojë edhe golin e dytë, por Stefano Mauri dështon të shënojë në minutën e 45, i vetëm përballë portierit të Fiorentinës, Sebastien Frey. Ky rast i humbur i kushton rëndë Lazios, sepse Fiorentina është më efektivë në pjesën e dytë dhe De Silvestri shkon pranë barazimit. Kontestimet në stadium kanë nisur kur tekniku Reja është ndëshkuar me karton të kuq, për shkak të protestave ndaj gjyqtarit.

Megjithëse disa seksione të stadiumit kanë qenë bosh, sepse disa grupe tifozësh të Lazios kanë protestuar ndaj drejtuesve të klubit. Ndërsa kur dukej se Lazio do të dilte me një fitore nga Olimpiko, Kerrison barazon rezultatin, duke e mbajtur Fiorentinën në vendin e 10 me 35 pikë, 6 pikë larg zonës Champions. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të kësaj jave, Catania ka shkatërruar 4-0 Barin.

Eno Skarço < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›