Skandali, Bridge refuzon ti japë dorën Terry-t

Carja mes Uayne Bridge dhe John Terry është përfundimtare dhe nuk është anashkaluar nga mbrojtësi i Manchester City, i cili pak ditë më parë deklaroi se nuk do të jetë më pjesë e kombëtares së Anglisë për të mos qenë në një skuadër me Terry.
Bridge refuzoi ti japë dorën ish-shokut të tij të skuadrës, John Terry, përpara fillimit të ndeshjes mes Chelsea dhe Manchester City në Premier League. Bridge, e ka injoruar mbrojtësin e Chelsea, në kohën kur futbollistët e Manchester City u takuan me kundërshtarët e tyre, përpara se të niste ndeshja. Pasi i dha dorën gjyqtarëve të ndeshjes, Bridge injoroi Terryn, ndërsa më pas i dha dorën lojtarëve të tjerë të Chelsea, shumë prej të cilëve kanë qenë ish-shokët e tij të skuadrës, në kohën kur ai luante me Chelsea. Dy futbollistët kanë qenë në qendër të faqeve kryesore të gazetave për javë të tëra, për shkak të lidhjes që Terry, ish-shoku i tij i ngushtë, ka patur me ish-të dashurën e Bridge.
Eno Skarço