E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Zgjidhja e krizës vjen vetëm nga ndërkombëtarët

Parlamenti nuk është një fushë futbolli, dhe për këtë arsye Partia Socialiste nuk mund të pasojë topin. Me këtë koment bashkëhartuesi i Kushtetutës, politikani Sabri Godo e përkufizon hyrjen një orëshe të opozitës në Parlament, veprim të cilin e quan mungesë të theksuar serioziteti. "Shkuan atje për të thënë që tani ia lëmë topin Berishës. Këtu nuk luhet futboll, kemi të bëjmë me fatet e këtij vendi dhe kjo nuk më duket aspak serioze", thotë Sabri Godo.

• Dade: Rasti i Ruzhdies provë e korrupsionit elektoral
• LSI, paketë propozimesh për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Tashmë është e qartë sipas Godos, që presidenti nuk mund të bëjë më asgjë për të zgjidhur krizën. Zgjidhje e cila tashmë mund të vijë vetëm nga Komisioni i Venecias. "Unë nuk besoj se presidenti do të mund të cojë më tej këtë cështje, presidenti bëri ata që i thanë të bënte. Nuk e di pse socialistët refuzojnë ti referohet kjo cështje Komsionit të Venecias, meqënëse tashmë është e qartë që ky konflikt mes PD dhe PS këtu brenda nuk do të zgjidhet. Atëherë doemos duhet të kërkojmë një arbitër dhe kjo nuk më duket ndonjë gjë anormale". vijon Godo.

Konflikti mes PD dhe PS mund të degradojë nëse cështja nuk kalon në dorë të ndërkombëtarëve. Por ajo që Rama duhet të bëjë është kthimi përfundimtar në Kuvend, sipas rekomandimeve dhe të miqve të tij në Europë. "Duket se PS nuk e merr aprasysh as këtë thirrje të miqve të saj, kështu që shkon drejt një vetëizolimi gjithnjë e më të madh", përfundon zoti Godo.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e hënë , 01 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›