E Diel, 1 Nëntor 2026

Seria A Milan dhe Juve nuk gabojne

Vazhdon e pandryshuar diferenca mes dy skuadrave të para të Serisë A.

Juventusi shkatërron Fiorentinën 5-0 duke përfituar edhe nga epërsia numerike. Është Vucinic ai që zhbllokon shifrat e takimit, ndërkohë që një shkëmbim goditjesh mes Cercit dhe Kaseres nxjerr lojtarin e Fiorentinës me karton të kuq.

Nga ky moment Juventusi kontrollon plotësisht lojën dhe fillon të thellojë avantazhin. Vidal çon shifrat në 2-0, ndërkohë që në pjesën e dytë bardhezinjtë shënojnë edhe tre gola të tjerë me Markizion, Pirlon dhe Padoin.

Milani vazhdon i pashqetësuar rrugën e tij të fitoreve dhe në këtë javë ishte Parma viktima e radhës. Ibrahimovic me 11-metërsh në pjesën e parë dhe Emanuelson me një aksion personal janë autorët e golave.

Kjo fitore për kuqezinjtë i mban ata ende me 4 pikë avantazh ndaj Juventusit të vendit të dytë. Të dyja këto skuadra do të përballen me njëra-tjetrën ditën e martë, për ndeshjen e kthimit të Kupës së Italisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›