Seria A, Milan e Juventus i kanë të ndaluar gabimet
TIRANE-Seria A zhvillon sot javën e 20-të, e para për fazën e dytë të këtij sezoni. Pas Interit mbrëmë kundër Bolonjës, sot do të jetë radha të zbresin në fushë Milan, Juventus, Lacio dhe Roma. Kuqezinjtë, kryesuesit e Serisë A, do të luajnë në mbrëmje kundër Leçes, të cilën në fazën e parë e kanë mposhtur lehtësisht 4-0. Në "Via del Mare", Milanit i duhet të harrojë zhgënjimin e ndeshjes me Udinezen, ndërsa përballë do të jetë një ekip që kërkon pikë, por që vështirë të ketë forcën e skuadrës së Alegrit. Tekniku kuqezi do të ulë sërish në stol Kasanon për sfidën e sotme, ndërsa premton se pas 3-4 javësh barezi do të jetë në formën e tij më të mirë. "Kemi gabuar shumë, - tha dje Alegri, referuar barazimit 4-4 me Udinezen. - Për këtë arsye, ndaj Leçes është një ndeshje shumë e rëndësishme. Duhet të tregojmë se i kemi kaluar vështirësitë, është një ndeshje që mund të na thojë se jemi të mëdhenj apo nëse jemi në krizë. Shkojmë me entuziazmin në qiell, por duhet të jemi të kujdesshëm të ruajmë ekuilibrin. Formacioni? Në portë do të luajë Amelia, ndërsa Kasano do të jetë në pankinë. Nuk e di se çfarë ka thënë, por di që po punon maksimalisht dhe pas 3-4 javësh do të jetë në top-formë". Në lidhje me merkaton, Alegri tregohet "alergjik". "Krishito? Unë flas për ata që janë te Milani, jo për të tjerët. Natyrisht, një mbrojtës dhe një mesfushor do të na ndihmonin të ishim më kompetitivë, megjithatë jemi duke rikuperuar Nestën, që për mua është mbrojtësi italian më i mirë i të gjitha kohërave", shtoi tekniku kuqezi. Më pas ai foli edhe për rivalët e Milanit, duke i përmendur sipas rëndësisë. "Janë Interi, Roma, Napoli dhe Lacio, që këtë vit synojnë titullin". Por, Alegri ka harruar të fusë në këtë listë Juventusin. "Ah po, edhe Juve", është korrigjuar direkt trajneri i Milanit.
Juventusi
Ndërsa Milani luan ndaj Leçes, Juventusi do të presë në shtëpi Barin, në një ndeshje që duhet fituar për të harruar dy humbjet e fundit në kampionat. Trajneri Xhixhi Del Neri do të rikthejë pas 7 muajsh në portë Xhixhi Bufon, që ka treguar një formë të jashtëzakonshme në ndeshjen me Katanian në Kupën e Italisë. Por, problemi bardhezi mbetet sulmi, ku i gatshëm është vetëm Aleks Del Piero. Pritej të ishte i gatshëm edhe Amauri, që do të luante me një maskë mbrojtëse, por në momentet e fundit sulmuesi brazilian është lënë jashtë liste, pasi nuk ia ka dalë dot. "Konfirmoj se ndaj Barit do të luajë Bufon, që është rikuperuar. E pashë të enjten dhe ishte shumë mirë, kështu që mendoj se është gati, - deklaroi trajneri Del Neri. - Storari? Kam folur me të. Mes dy portierëve nuk ka asnjë problem, pasi Juventusi ka nevojë për të dy", shtoi ai. Në lidhje me problemet në sulm, Xhixhi Del Neri pranon se ka një krizë në kampin bardhezi. "Në fakt, më shumë se zërat e merkatos, më shqetëson gjendja fizike e Amaurit, - deklaroi ai. - Del Piero? Është mirë, do të luajë edhe ai, por kam edhe Martinez të gatshëm në pankinë. Sa për merkaton mund të them se nëse do të kishin dalë fjalët e gazetave, do të kishim blerë 77 sulmues". Një tjetër problem mbetet Iakuinta, por Del Neri thotë se është i gatshëm ta presë. Juventusi vjen në ndeshjen ndaj Barit pas dy humbjeve të pësuara me Parmën dhe me Napolin në kampionat.
(d.b/BalkanWeb)