Burrneshat shqiptarenë skenat e Milanos
MILANO- Burrneshat shqiptare janë objekti i një performance teatrale në teatrin e Kooperativës në Milano që nga 12 janari. Bëhet fjalë për një eksperiment rrëfimi që përbëhet nga pjesë të një reportazhi, të një skenari dhe të një romani, të lexuara nga dy aktore, Lucia Vasini dhe Emanuela Villagrossi, në një shfaqje ku përzien pamjet e fotografit Alex Majoli, muzika e Gaetano Liguori dhe rrëfimet e mbledhura në vend; zëra grash me identitete të pacaktuara që bëjnë pjesë në historinë sociale të Shqipërisë. Ideja është e Livia Grossi, gazetare e të përditshmes "Corriere della Sera" e cila në vitin 2005 erdhi në Shqipëri për realizimin e një reportazhi mbi jetën e grave shqiptare. Mes intervistave të ndryshme spikat ajo e Pashkës, një prej burrneshave. Reportazhi që paraqitet si lexim skenik, ka për qëllim të nxisë një reflektim mbi kushtet e grave, duke bërë një paralelizëm me Italinë dhe Europën në përgjithësi, ku modeli mashkullor është ende "i vetmi kostum" që të jep respektin e të tjerëve, në punë, në shtëpi e në rrugë. Pas kësaj, do të lexohen disa pjesë të romanit "Il megafono di Dio" i Laura Facchi dhe nga disa paragrafë të skenarit "La neve rossa", skenar mbi bazën e të njëjtit roman, i shkruar nga Laura Facchi dhe nga regjisorja Maria Arena.
(GSH/BalkanWeb)
(GSH/BalkanWeb)