Seria A, Milan mbyll sezonin në vendin e tretë

Milan dhe Juventus kanë mbyllur sezonin e tyre në San Siro ashtu si nuk do të kishin dashur. Kuqezinjtë me vendin e tretë dhe me një fitore 3-0, por që ishte shumë pak për ambicjet e tyre. Ndërsa bardhezinjtë kanë luajtur sezonin e tyre më të dobët që nga 1961, duke pësuar edhe humbjen e 15 në kampionat.
Luca Antonini ka shënuar golin e parë për Milan, ndërkohë që Ronaldinho, për ti shtuar edhe më tepër kontestime zgjedhjes së teknikut Dunga, për ta lënë jashtë përfaqeësueses së Brazilit ka shënuar dy herë të tjera.
Fantazisti brazilian ka qenë lojtari më i spikatur i sfidës në San Siro, ndërkohë që Juventus në ndeshjen e fundit të Alberto Zaccheronit në pankinë, drejtorit Seko dhe presidentit Blanc, prêt erën e ndryshimeve. Lamtumira në këtë ndeshje për Favallin dhe Didën, por edhe për teknilun brazilian, Leonardo, që të premten deklaroi largimin nga Milan, pas vetëm një sezoni në drejtim të kuqezinjve.
Vendi i tretë në renditje nuk i ka mjaftuar brazilianit, por që ka marrë përshëndetjen e tifozëve: "Leonardo, përherë në zemrat tona," shkruhej në një pankartë, ndërkohë që kritikat për sezonin nën ton të Milan rëndonin mbi presidentin, Silvio Berlusconi.
Eno Skarco < I mëparshmi