Mourinho: E ardhmja? Do mendohem pas finales

“Eshtë hera e parë që fitoj kështu, në minutat e fundit. Një eksperiencë që nuk dua të përsëritet. Tashmë mendoj për finalen e Champions League dhe më pas do kem nevojë për 2-3 ditë të kthjellohem por gjithësesi jam larg faktit se mund të jem trajner i Real Madrid”, shprehet portugezi.
Duke zgjedhur të komentojë me humor zërat për një largim të mundshëm, ai shton: “Do shkoj në Madrid por do rikthehem sërish në Milano. Në këto momente nuk do mendoj për veten time por vetëm për Interin dhe lojtarët e mi. Pas finales do kem kohë të jem egoist. Për 2-3 ditë do mendohem cfarë më bën të lumtur nga ana profesionale”.
Më tej Mou shton se në Itali ka pasur shumë probleme dhe nuk është ndier si në shtëpinë e tij. “M’u desh të heshtja për të evituar shumë probleme, pasi sa herë që flisja reagonin prokuroria dhe Komisioni Disiplinor. Edhe sot rrezikova të mos isha në pankinë. Gjithësesi mund të them se nuk jam aspak afër Realit, madje jam shumë larg”, shton luzitani.