E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter shpallet kampion i Italisë

Sezoni i ëndërrave për Inter vazhdon me titullin kampion në Itali, në pritje tani vetëm të finales së Ligës së Kampioneve kundër Bayern Mynih në 22 maj. Fitorja kundër Sienës në javën e fundit të kampionatit nis festën për titullin e 18 kampion të zikaltërve dhe të pestin rradhazi. Me këtë sukses Inter kalon me tituj rivalët e qytetit të Milan dhe kjo është dhurata më e mirë për Presidentin, Massimo Moratti, që e ka ndjekur si zakonisht ndeshjen nga tribuna, për 65 vjetorin e lindjes.

Kapiteni Javier Zanetti ka ngritur lart trofeun nën euforinë e të gjithëve, lojtarë e tifozë – e me shpresën se pas Kupës e kampionatit do të vijë edhe Liga e Kampioneve. Në përfundim të kësaj ndeshje tepër i emocionuar ka qenë edhe tekniku Joze Mourinho, e ardhmja e të cilit në pankinën zikaltër është ende e paqartë. Më pas lojtarët janë bashkuar me tifozët e tyre në sheshin e katedrales. Nga një autobus i hapur lojtarët kanë përshëndetur tifozët që kishin mbushur sheshin kryesor të Milanos, për të festuar titullin kampion në Serinë A.

Eno Skarco

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›