Seria A, Milan mund Juventusin. Zemërohen tifozët torinezë

Milani ka mundur paster 0-3 Juventusin, duke e konfirmuar veten si rivalin kryesor te Interit ne garen per titullin kampion ne Serine A. Nje gol i Nestes dhe dy te realizuar nga Ronaldinho i kane dhuruar tri pike shume te rendesishme skuadres se Leonardos qe ka konsoliduar vendin e dyte ne renditje. Milani do te kalonte ne avantazh ne minuten e 29-te, ku pas nje gabimi te Felipe Melos, Nesta e ka derguar topin ne rrjete. Megjithe prpjekjet e futbollisteve juventine, rezultati do te mbetej i pandryshuar per pjesen e pare.
Ne fraksionin e dyte kuqezinjte do te shenonin dhe dy gola te tjere. Ne
minuten e 71-te, Ronaldinjo do te godiste sakte me koke brenda zones,
duke dyfishuar rezultatin per kuqezinjte dhe ne te njejten kohe do te
nxiste zemrimin e tifozve vendas, te cilet i kane vene flaken disa
stolave ne shkallet e stadiumit.
Suksesi i Milanit ne kete ndeshje do te
vulosej prfundimisht nga sulmuesi brazilian, qe ka konfirmuar edhe nje
here formen e mire qe po kalon ne kete sezon. Pas nje aksioni te
shpejte Ronaldinjo do te dergonte topin per te treten here ne rrjeten e
Maninger, duke arritur nje sukses shume te rendesishem dhe ne te njejten
kohe ka tronditur perseri pankinen e trajnerit te Juventusit, Ciro
Ferrara.
Me kete fitore Milani eshte ngjitur ne kuoten e 37 pikeve dhe kuqezinjte
renditen te dytet me 8 pike me pak se Interi i vendit te pare, por
skuadra kuqezi ka luajtur nje ndeshje me pak.
Nertan Prifti