Leonardo thur elozhe për futbollistët e tij
Tekniku brazilian nuk e ka quajtur aspak të lehtë këtë super sfidë, sidomos në pjesën e parë kur vendasit e vunë disa herë në vështirësi skuadrën e Milanit.
“Futbollistët e mi kuptuan momentet e vështira dhe nga asgjëja krijuan diçka, kjo falë shkathtësisë së tyre. Pjesa e dytë ishte perfekte. Sidomos Bekam dhe Ronaldinjo shkëlqyen në mbajtjen e topit”, deklaroi pas ndeshjes Leonardo.
I pyetur për situatën e vështirë ku janë zhytur rivalët juventinë, tekniku brazilian e sheh atë si diçka kalimtare, e ngjashme me krizën që kaloi “Zonja e Vjetër” edhe në muajin tetor.