E Diel, 1 Nëntor 2026

Seria A Milan nuk shkon me teper se barazimi

Në javën e 34-rt të Serisë A, Milani nuk shkon më tej se një barazim ndaj Bolonjës, duke qëndruar në vendin e  dytë, me Juventusin në krye që ka një ndeshje më pak.

Ndeshja mund të kishte shkuar edhe më keq për “kuqezinjtë” në qoftë se barazimi nuk do të kishte ardhur në fundin e takimit. Është Ibrahimoviç që shënon në minutën e 90’ të ndeshjes, pas një neglizhimi të mbrojtjes mike. Më parë kishte shënuar Ramirez në minutën e 26’ të pjesës së parë.   

Interi sërish nuk shkon më tej se një barazim 0-0 ndaj Fiorentinës. Madje këta të fundit nuk shfrytëzuan si duhet një penallti të dhënë në favor të tyre. Ljajic gabon teksa gjuajtjen e tij e grushtoi Julio Cezar.

Takimet e tjera u mbyllën me këto rezultate: Lacio-Leçe 1-1 dhe  Cezena-Palermo 2-2.     

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›