E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrjeti i Organizatave Shqiptare reagojnë ndaj çështjes së Kurtit

Rrjeti i Organizatave Shqiptare reagon mbi ceshtjen qe EULEX rihap ndaj liderit te Vetvendosjes Albin Kurti. “Tre vjet pas vrasjes së Mon Balajt e Arben Xheladinit dhe plagosjes së dhjetra të tjerëve në demostratën e 10 shkurtit 2007 të Lëvizjes Vetëvendosje, në bangën e të akuzuarve për këtë krim po vihet Albin Kurti, kryetari i kësaj organizate”, thuhet ne deklarate. Si përfaqësues të organizatave shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare, ata thone se vazhdimi i gjyqit kundër Kurti nga ana e EULEX-it është një përpjekje për të penguar vënien e drejtësisë për krimin, në mënyrë që shkaktarët e vërtetë të mos dënohen asnjëherë.

Po ashtu sipas tyre, eshte nje perpjekje per te goditur edhe njëherë
Lëvizjen  Vetëvendosje!, e cila është kundërshtare e zbatimit të Planit
Ahtisari dhe e mandatit aktual të EULEX-it, si edhe per te larguar
vëmendjen e popullit të Kosovës nga problemet reale që janë varfëria,
papunësia, decentralizimi si zgjatim të planeve serbe dhe korrupsioni i
qeveritarëve. “Ne me keqardhje vërejmë se EULEX-i me këtë gjyq politik
po vazhdon rrugën e nisur nga UNMIK-u dhe duke qenë vetë palë në
konflikt me Lëvizjen Vetëvendosje! nuk mund të garantojë një gjykim të
paanshëm dhe të drejtë”, thuhet ne deklarate.

Sipas te perfaqesuesve te organizatave mbareshqiptare, “Burgosja dhe
dënimi i mundshëm i Albin Kurtit nga gjykata e EULEX-it do të ishte një
goditje e rëndë për sistemin e drejtësisë, shtetin e së drejtës dhe,
kësisoj per të ardhmen e Kosovës. Ne si aktivistë të shoqërisë civile në
shtetet përkatëse, procesin gjyqësor ndaj z. Kurti e konsiderojmë edhe
si një grusht të rëndë që i jepet shoqërisë civile shqiptare, sepse
Lëvizja Vetëvendosje! është një organizatë autentike qytetare e
protestës me rrënjë në komunitetet kosovare”, vijon deklarata. Ata
kerkojne qe procesi ndaj Albin Kurtit të pushohet sa më parë dhe
përgjegjësit e vërtetë të dalin para ligjit, në radhë të parë policët
rumunë dhe udhëheqësit politikë të UNMIK-ut.

Dhimiter Adhami

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›