E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A Milani dhe Roma kane barazuar 0-0

Nuk pati gola në një Milan-Roma që premtonte shumë, por që pati më shumë skena të shëmtuara sesa futboll.
Barazim i bardhë në “San Siro”, me milanistët që venë në rrezik kualifikimin për në Champions dhe për romanistët që përfundimisht nuk kualifikohen dot për në Europë nëpërmjet Serisë A.
Rastet ishin të paktë, por nuk munguan koret raciste ndaj Mario Balotelit. Herën e parë gjyqtari Roki toleroi dhe ishte vetë sulmuesi që u përpoq të vendoste qetësinë.
Me të nisur pjesa e dytë, Milani mbeti me 10 vetë. Sulej Muntari doli me karton të kuq, vetëm pak sekonda pasi Baloteli mori të verdhë.
Ndoshta, mesfushori afrikan u soll dhunshëm ndaj gjyqtarit apo tha diçka të gabuar.
Pa kaluar shumë, koret raciste ndaj SuperMarios u përsëritën dhe këtë herë gjyqtari nga Firence e ndërpreu ndeshjen.
U desh të pritej ca që tifozët të qetësoheshin dhe që ndeshja të rifillonte.
Në fund, edhe kapiteni i Romës, Toti, u përjashtua me karton të kuq, ndërsa rastet për gol ishin të paktë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›