E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mundje perurohet palestra e re ne Kukes

Qyteti i traditës do të mund ta rrisë sërish nivelin e sportit të mundjes. Në Kukës është përuruar palestra e re e mundjes, në një ceremoni e thjeshtë dhe e bukur, në të njëjtën ditë që ekipi i futbollit mundi 4-3 Skënderbeun. Ministri i brendshëm Noka ishte i pranishëm.

Palestra ndodhet pranë ambienteve të shkollës “Avni Rustemi” dhe në ceremoni ishin të pranishëm drejtues të bashkisë dhe kreu i mundjes kuksiane, Ipsen Elezi.
Kukësi është qytet që ka prodhuar kampionë siç është rasti i Sait Prizrenit, medalist bronzi në Botëror dhe medalist argjendi në Europian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›