E Diel, 1 Nëntor 2026

Paris SG shpallet kampion i Francws pas 19 vitesh pritjeje

Paris Sen Zhermen është shpallur këtë fundjavë kampion i Francës në futboll pas fitores 1-0 në fushën e Lionit.
Autor i golit të vetëm të ndeshjes ishte sulmuesi Menez, ndërsa parizienët kanë 7 pikë epërsi ndaj Marsejës kur duhen edhe 2 javë deri në përfundim të kampionatit.
Për Paris Sen Zhermenin ky ishte titulli i parë pas 19 vjetësh, ndërsa nuk dihet nëse disa nga protagonistët kryesorë do të vazhdojnë edhe edicionin e ardhshëm.
Trajneri Ançeloti dhe ylli Ibrahimoviç mund të largohen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›