E Shtunë, 31 Tetor 2026

S8217ka gola ne San Siro Inter-Juve ndahen ne paqe

Ashtu sic pritej ka qene nje beteje e ashper mes dy ekipeve qe nuk eshte se e kane fort qejf njeri-tjetrin. Sidomos pas ceshtjes se Calciopolit e cila ka qene ne qender te deklaratave te protagonisteve ne prag te perballjes te se dieles.

Ne fakt Inter-Juventus ka qene me teper nje duel mes Samuel Etose nga njera ane dhe Millosh Krasicit nga ana tjeter. Kamerunasi vazhdon formen e shkelqyer qe prej fillimit te ketij sezoni duke mbetur frymezuesi ideatori dhe realizuesi i pjeses me te madhe te aksioneve per zikaltrit.

Perballe tij qendron serbi qe pas tre golave me Kaljarin merr per dore Zonjen duke u shnderruar ne rrezikun numer nje te mbrojtjes se kampioneve. Gjithsesi asnjeri prej ekipeve nuk gjeti rrugen e rrjetes megjithese rastet e shumta ne portat perkatese nuk munguan.

Me te lumtur nga rezultati i bardhe dalin bardhezinjte nga Torino te cilet ngjiten ne kuoten e tete pikeve dhe qendrojne ne grupin e skuadrave jo shume larg kreut. Ndersa per Interin kjo ishte pika e 11-te ne gjashte ndeshje aq sa Milani dhe Napoli duke ia leshuar vendin e pare Lacios me dy pike me teper.

2010-10-03 2357

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›