E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenderbeu-Tiranane Korce luhet njendeshje nervash

TIRANE-Superliga do te zhvilloje sot ndeshjen kryesore te javes se 6-te teksa ne Korce ne inaugurimin e fushes se re te ketij qyteti do te perballen Skenderbeu dhe Tirana. Behet fjale per nje sfide ku gabimet jane te ndaluara nga secila pale sidomos per ate vendase qe vjen pas nje humbjeje shokuese te pesuar ne Elbasan. Eshte nje ndeshje vendimtare per skuadren dhe per mua - deklaroi trajneri i Skenderbeut Shkelqim Muca i cili perballet me skuadren ku eshte rritur dhe ka kaluar pjesen me te madhe te karrieres. - Kemi te gjitha mundesite dhe potencialet per te marre tre pike por nuk eshte aspak e lehte pasi Tirana eshte nje skuader shume cinike dhe ka pervoje me shume se askush ne treansferte shtoi ai. Nderkohe Muca u shpreh i kenaqur edhe per mungesat e rendesishme qe ka skuadra e Staroves. Natyrisht i gezohem faktit qe do te mungojne futbolliste si Andi Lila por edhe pa te Tirana eshte shume e forte tha ai. Ndeshja e sotme do te jete e para per Skenderbeun ne Korce per kete sezon. Ajo do te nise me perurimin e fushes se re. Skenderbeu ka 9 pike pas 5 takimeve te para nderkohe qe Tirana eshte vetem nje pike me poshte.
Ndeshjet dje
Diten e djeshme jane zhvilluar dy ndeshjet e tjera te javes se 6-te ku perballja me e rendesishme ajo mes Beses dhe Vllaznise ka perfunduar me fitoren 0-1 te skuadres shkodrane. Ndeshja ne Kavaje ka qene teper e tensionuar sidomos ne minutat e fundit. Besa kerkonte te arrinte fitoren e pare kete kampionat por shpresat e skuadres qe drejtohet nga Daiu moren nje goditje te rende ne minuten e 40-te kur Cikalleshi doli me karton te kuq. Ai goditi topin pas fishkellimes se gjyqtarit Jorgji dhe ky i fundit i nxorri kartonin e dyte te verdhe cka u kontestua shume nga vendasit. Ne minuten e 82-te Vioresin Sinani realizoi golin e fitores per Vllaznine ndersa ndeshja u mbyll me protestat e ashpra te futbollisteve te Beses ndaj arbitrit. Nderkohe po dje Teuta arriti fitoren e dyte radhazi duke mundur 1-0 ne Niko Dovana Shkumbinin. Ndeshja u vendos nga nje gol i Cotes ne minuten e 8-te ndersa ne pjesen e dyte Shenaj i Peqinit u dergua urgjent ne spital per nje hemorragji.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›