E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A Rocchi i jep fitoren Interit

Një gol nga 35-vjeçari Tomasso Rocchi i mjaftoi Interit për të arritur një fitore të vyer ndaj Parmës, në ndeshjen e javës së 33 të Serisë A, që parapriu në mesditë takimet e tjera të drekës dhe supersfidën Juventus-Milan në mbrëmje.

Në një ndeshje deri diku të mërzitshme dhe pa shumë raste për shënim, goli i vetëm që lejon Interin të shpresojë kualifikimin në Europa League mbërriti në të 82’. I riu Kovaçiç administroi mirë një top në mesfushë, hapi lojën në krahun e djathtë për Jonathan, i cili gjeti të lirë brenda zonës Rocchin pas nje sprinti deri ne fundore. Veterani, i pasheqetësuar nga mbrojtja mike goditi portën dhe duke përfituar edhe nga një devijim, arriti të realizonte golin e vetëm të takimit. Me këtë fitore, në pritje të ndeshjeve të tjera, Interi ngjitet në vendin e pestë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›