E Shtunë, 31 Tetor 2026

“MonoAkt” vazhdon rrjedhën në Prishtinë

Festivali Ndërkombëtar i Monodramës, ‘MonoAkt’ ka vazhduar rrjedhën e tij në qytetin e Prishtinës. Dje është dhënë shfaqja ‘Para mëngjesit’ më regji të Mentor Zymberaj në teatrin ‘Dodona ‘ në Prishtinë.

Rjedha e festivalit ‘MonoAkt’ ka vazhduar edhe në Teatrin Kombëtarë ku është dhënë shfaqja ‘Vrasja e Mushkonjës’ me regji të Donard Hasani dhe interpretim të aktorit Ismet Azemi.Festivali MonoAkt po vazhdon ende rrjedhën e tij ndërkaq ditën e nesërme, do të finalizohet puna e këtij jubileu të pestë me ndarjen e çmimeve në teatrin “Istref Begolli” në Pejë.

Risi e këtij festivali për edicionin e sivjetme është edhe anëtarësimi në Institutin Hulumtues Ndërkombëtar për Teatro- ITI. Gjithashtu, ky festivali sivjet ka sjellë shfaqje teatrore nga shtete si Kanadaja, Anglia, Sllovenia, Austria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bosnja, Tunizia, Rumania./M.K/Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›