E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demi Lovato “then” zemra

Këngëtarja Demi Lovato, ka treguar se po punon intensivisht në muzikë duke lansuar jo një, por pesë remikse të këngës së re të saj ‘Heart Attack’.

Deejay Theory, White Sea, Belanger, Manhattan Clique dhe Alias janë bashkuar për t’i bërë këto ribërje të kësaj kënge duke siguruar se gjatë verës, do të kemi një hit veror .

Duke qenë se kjo këngë si origjinale nuk është edhe aq për t’u dëgjuar shumë, Demi ka menduar që ta sjellë ne versione të reja në mënyrë që kjo këmbë mos të kaloj pa u vërejtur.

Këngëtarja ka qenë shumë e angazhuar kohëve të fundit në studio duke u marrë intensivisht me krijimin e hiteve të reja./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›