E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A Roma fiton ne fushen e Napolit

Mbrëmja e së dielës në Serinë A rezervoi një triumf të merituar për Romën me shifrat 3-1 në fushën e Napolit.

Ishte një gafë e portierit De Santis që zhbllokoi rezultatin në favor të verdhekuqve. Më pas Osvaldo është ai që hipotekoi fitoren e verdhekuqve.

Në fundin e takimit Marek Hamshik ngushtoi rezultatin duke rritur presionin mbi miqtë, por pa rezultat. Në momentin më të mirë të Napolit erdhi goditja e “nokautit” nga Simplisio që vulosi fitoren e Romës.

Barazimi 2-2 mes Lacios dhe Udinezes nuk lëviz asnjë prej ekipeve në renditje. Floro Flores i dha avantazhin friulanëve në limitin e gjysmëorës së parë, por Luliç riktheu barazimin.

Me rinisjen e lojës, Miroslav Klose rikthen Lacion në avantazh, por ishte Pinci që barazon sërish gjithçka.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›