E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 vjeçarja zgjohet pas 2 vjet e gjysmë nga koma

ATHINE - Një aksident trafiku ishte arsyeja, që Marina Spyriadi, një avokate e re, asokohe 28 vjec, u zhyt në "gjumë të thellë" për dy vjet e gjysem, me dëmtime të rënda të trurit.

Babai i vajzës, Stratis Spyriadis, i cili është një mjek anestezist, tha se ndihet me fat që fëmiaj e tij u rikthye në jetë por denoncon spitalin që sipas tij, nuk e adresoi seriozisht gjendjen e vajzës së tij, e cila ishte transferuar klinikisht i vdekur në një spital në Athinë.

Megjithatë, duket se vajza gjithë kohës luftoi me vdekjen dhe arriti të zgjohet përsëri e rë përballet me jetën.

Situata është përmirësuar, ajo ka filluar të marrë ushqim nga goja normalisht dhe përpiqet të flasë, por problemet janë të shumta dhe kanë të bëjnë me lëvizjen.

Siç shpjegon babai i saj, vajza duhet të bëjë disa kirurgji korrigjuese në këmbë, të cilat kanë ngrirë, pasi për më shumë se 2 vjet nuk bënë asnjë lëvizje.

(a.jo/Balkanweb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›