E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, Roma mund Sampdorian

Roma ka mundur Sampdorian ne takimin e prapambetur te javes se nente te Serise A. Ndeshja ishte zhvilluar vetem 5 minuta javen e shkuar dhe ishte nderprere per shkak te kushteve te veshtira klimaterike.

Ka qene Baptista protagonisti kryesor i takimit me dy golat e shenuar qe i dhane fitoren dhe vendin e tete Romes.

Ne fillim me nje goditje perfekte denimi kalon Romen ne avantazh dhe ne pjesen e dyte, me nje aksion personal mposht mbrojtjen dhe portierin e Sampdorias duke dyfishuar rezultatin.

Tashme skuadra e Spaletit ndodhet vetem 6 pike larg zones se Liges se Kampioneve.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›