Renditja e FIFA-s:Spanja në vend të parë për muajin janar
Viti 2009-të hapet ashtu si u mbyll edhe viti 2008-ta.Asnjë ndryshim në renditjen e Fifas për dhjetëshen e parë të klasifikimit të Kombëtareve.Spanja Kampione Europe vazhdon të jetë në vend të parë edhe për muajin janar.Në vend të dytë gjendet Gjermania e drejtuar nga Joakim Lëv ndërsa në vend të tretë Hollanda.Kombëtarja e drejtuar nga Visente Del Boske mban vendin e parë me 1.663 pikë ndërsa Gjermania ka grumbulluar 1389 pikë.Në vend të katërt ndodhet Italia e drejtuar nga Marcello Lipi ndërsa në vend të pestë Brazili I drejtuar nga Karlos Dunga.Vetëm vendi I gjashtë për argjentinën e Diego Armando Maradonës.Në vend të shtatë ndodhet Kroacia ndërsa Anglia e drejtuar nga Fabio Kapello ndodhet në vendin e Tetë.Rusia e trajnerit holandez Guss Hiding është renditur ne vendin e nëntë ndërsa dhjetëshja e parë mbyllet me Turqinë e Fatih Terim. Spanja që pas fitimit të Europianit është ngjitur në krye të renditjes dhe e mban atë për një periudhë të gjatë.Mbetet jashtë podiumit të nderit Italia e Marcello Lippit e cila mban vendin e katërt për muajin janar.