E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristiano Ronaldo:Nuk do të largohem nga Manchesteri

Kohët e fundit është folur për një akord të fshehtë të Kristiano Ronaldos me Realin e Madridit por vetë fituesi i Topit të Artë dhe çmimit të lojtarit më të mirë të vitit përgënjeshtron zërat që e shohin te galaktikët dhe I premton dashuri të përjetshme Manchester United.Ronaldo do që të dominojë edhe në vitet e ardhshme dhe për këtë arsye nuk do që të ndërrojë fanellë.Në sezonin e fundit Djajtë e kuq kanë fituar gjithçka në Europë ,Angli dhe në dhjetor kanë fituar edhe Botërorin e klubeve.Gjatë këtyre fitoreve kristiano Ronaldo ka shënuar 42 gola dhe është shpallur si lojtari i vitit.Edhe për këtë arsye Ronaldo nuk duket I bindur që të lërë Old Traford për të veshur fanellën e ndonjë klubi tjetër dhe veçanërisht Realit të Madridit.Ronaldo shprehet se e di që do të jetë e vështirë por do të përpiqem të fitoj trofe të tjerë me shokët e mi te United.Mund të dominojmë ,në Manchester ka shumë lojtar të rinj përrfshi këtu edhe unë që mund të vazhdojmë të dominojmë.E ardhmja është e jona dhe unë dua të jem pjesë e këtij suksesi akoma më të madh që na prêt. Për Portugezi verën e kaluar u fol shumë se do të përfundonte te galaktikët e Realit por kjo nuk u bë realitet dhe Ronaldo u kthye në Angli ku më pas do të fitonte edhe dy trofe të rëndësishëm personal por edhe Botërorin e klubeve.Ronaldo ishte një nga lojtarët më të mirë të Manchesterit në fitoren ndaj Chelseat me rezultatin e pastër 3-0. Ndërkohë që përveç Realit për Kristiano Ronaldon është I interesuar kohët e fundit edhe Interi I presidentit Morati.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›