E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A: Sampi OK, Fiorentina-Napoli X

Sampdoria që e mbylli në vendin e katërt kampionatin e kaluar, e ka nisur me këmbën e mbarë edhe sezonin e ri duke fituar 2-0 në shtëpi përballë Lacios. Për vendasit shbllokoi rezultatin Kasano në minutën e 60-të pasi shndërroi në gol një 11-metërsh, e më pas Guberti në të 71-tën dyfishoi avatazhin.

Një nga sfidat më interesante të javës së parë në Itali ishte ajo mes Fiorentinës dhe Napolit. Golit të Edison Kavanit në minutën e shtatë iu përgjigj D’Agostino në të katërtën e pjesës së dytë. Shtatë kartonë të verdhë dhe dy të kuq (Vargas për Fiorentinën dhe Blazi për Napolin) dolën nga xhepi i gjyqtarit të ndeshjes, pasi objektivat e të dyja skuadrave u shfaqën në fushë me lojë të rëndë dhe ndërhyrje të ashpra.

Kievo siguroi tre pikët e para pas suksesit 2-1 kundër Katanias. Në “Bentegoti” vendasit gjetën avantazhin me Moskardelin në minutën e 14-të, por Rikiuti barazpeshoi tetë minuta më pas. Shtatë minuta nga fundi i takimit Serxho Pelisier u tregua i saktë nga pika e penalltisë.

E ka nisur me fitore edhe Parma, që mposhti 2-0 Breshian e sapongjitur në Serinë A pas disa sezonesh mungesë. Bozhinov (11’) dhe Morrone (45’) i dhanë suksesin e parë të sezonit të ri skuadrës emiliane. Në barazim pa gola përfundoi dueli mes Palermos dhe Kaljarit, rezultat që lë të kënaqur miqtë nga Sardenja. Në mbrëmje do të luhet ndeshja e fundit e javës së parë të Serisë A, ku Interi do të fillojë mbrojtjen e titullit në Bolonja.

Seria A, java e parë:

Të shtunën
Udineze 0 – 1 Xhenova
Roma 0 – 0 çezena

Të dielën
Bari 1 – 0 Juventus
Milan 4 – 0 Leçe
Kievo 2 – 1 Katania
Fiorentina 1 – 1 Napoli
Palermo 0 – 0 Kaljari
Parma 2 – 0 Breshia
Sampdoria 2 – 0 Lacio
Të hënën
Bolonja – Inter (ora 20:45)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›