E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve e nis aty ku e la: me humbje

Në “San Nikola”, vendasit konfirmuan formën e mirë të shfaqur në sezoin e kaluar, duke iu imponuar kundërshtarit në lojë dhe duke marrë tre pikë të merituara falë golit të ish-milanistit Donati dy minuta nga përfundimi i pjesës së parë. I vetmi rast i mirë për të barazuar ishte në minutën e tretë të shtesës, por Kielini gaboi.

Ndoshta për Delnerin shfajësimet nuk mungojnë: lojtarët e rinj, sistem loje i ndryshëm apo lodhje nga ndeshja e mesjavës në Ligën e Evropës. Por nga ajo që u pa në sfidën e djeshme kuptohet se problemet e sezonit të kaluar kanë lënë gjurmë edhe sot, megjithëse janë ndryshuar gjashtë nga 11 futbollistët e formacionit titullar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›