E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, fitojnë të mëdhatë

Roma vazhdon ecurinë pozitive në Serinë A, duke mposhtur minimalisht Katanian me rezultatin 1-0. Kryeqytetasit kanë përfituar edhe nga frenimi i Interit, duke e ngushtuar në pesë pikë diferencën me kryesuesit.

Juventusi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme 2-1 në transfertën e Bolonjes, duke u ngjitur kështu në vendin e katërt, që të con në Ligën e Kampionëve. Ndërkohë, fitore ka marrë edhe Fiorentina që ka mposhtur 2-1 skuadrën e Livornos.

Më poshtë do të paraqesim të gjitha rezultatet e javës së 25-të të Serisë A.

Dje;

Xhenoa 3-0 Udineze
Inter 0-0 Sampdoria

Sot;

Roma 1-0 Katania
Atalanta 0-1 Kievo
Bolonja 1-2 Juventus
Kaljari 2-0 Parma
Fiorentina 2-1 Livorno
Siena 0-0 Napoli
Palermo 3-1 Lacio

Sonte;

20:45 Bari - Milan

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›