Gjirokastër, bllokohen 75 kg marihuanë, 2 të ndaluar
Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër bëri të ditur, se lënda narkotike u bllokua rreth orës 14:00, në vendin e quajtur "Shkëmbi", në lagjen "Pllakë", prapa kalasë së qytetit. Të njëjtat burime saktësuan se lënda narkotike ishte fshehur në bagazhin e automjetit tip “Benz”, me targa TP 2906 B.
Gjatë këtij aksioni policia ndaloi shtetasit Agim Merdani dhe Flamur Muçodemi, përkatësisht 44 dhe 42 vjeç, që të dy lindur në Tepelenë dhe banues në qytetin e Durrësit.
"Nga veprimet e para hetimore rezultoi se lënda narkotike ishte blerë në fshatin Lazarat dhe kishte destinacion Greqinë", thanë burimet zyrtare, duke sqaruar se lënda narkotike ishin vendosur në tre çanta të mëdha shpine.
Ky është rasti i tretë gjatë këtij viti që forcat e Policisë të Gjirokastrës ndalojnë në flagrancë shtetas që tentojnë të kalojnë drejt Greqisë sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Në fillim të vitit policia lokale bllokoi në dy aksione të ndryshme 194 kilogramë lëndë narkotike marihuanë, si dhe ndaloi në flagrancë tre shtetas nga Korça.