Seria A, java I
Në ndeshjen e luajtur në stadiumin Marassi, Xhenova ka mundur Romën me rezultatin 3-2. Pas një pjese të parë pa gola, Domeniko Krishito kalon vendasit në avantazh në minutën e 49-të. Rodrigo Tadei vendos barazpeshën pas vetëm pesë minutash.
Në minutën e 65-të, kapiteni Toti kalon verdhekuqtë në epërsi, por avantazhi i miqve nuk do të zgjaste shumë, pasi vetëm pas katër minutash, mesfushori Alberto Zapater barazoi rezultatin. Shtatë minuta para përfundimit të takimit, Xhuzepe Biava shënon golin e fitores për vendasit.
Në ndeshjet e tjera, Lacio fitoi në Olimpiko ndaj Atalantës 1-0 me gol të kapitenit Roki. Fitore edhe për Palermon, që mundi 2-1 Napolin e Donadonit. Me të njëjtin rezultat Sampdoria fitoi në transfertë ndaj Katanias.
Udineze-Parma dhe Livorno-Kaljari përfunduan në barazim, respektivisht 2-2 dhe 0-0.
Rezultatet e plota dhe tabelën e renditjes mund ta shikoni duke klikuar tek logoja e Serisë A në faqen kryesore të gazetës Start.