E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA përshëndet sinjalet pozitive nga Koreja e Veriut

“Po shohim sinjale inkurajuese për kthimin e Penianit në negociatat 6-palëshe për programin bërthamor,” ka deklaruar sekretarja e Shtetit, Hilari Klinton. Ish-Zonja e Parë e SHBA-së pohoi se kishte parë vullnet për rifillimin e dialogut për çështje të rëndësishme, siç ishte programi bërthamor. Këto bisedime u ndërprenë vitin e kaluar në mënyrë të njëanshme nga autoritetet e Koresë së Veriut.

Gjithashtu, i dërguari speciali i SHBA-së për Korenë e Veriut, Stephen Bosworth, ka qenë kohët e fundit në Azi për të rifilluar bisedimet me shtetin komunist mbi çështjen delikate të programit bërthamor. Ndërkaq, Peniani zyrtar ka deklaruar se është i gatshëm për të rihyrë në bisedime në rast se SHBA-ja heq dorë përfundimisht nga “politikat armiqësore”. Autoritetet e Koresë së Veriut kërkojnë gjithashtu që gjatë bisedimeve të mos përmenden më sanksionet ekonomike.

Ndërsa Uashingtoni zyrtar është shprehur se kërkesat e Koresë së Veriut për ndihmë dhe për bisedime paqësore do të pranohen vetëm në rast se Peniani zyrtar është i gatshëm të rifillojë bisedimet për programin bërthamor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›