E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A ndricoi Evropen me perballjen mes Lacios e Napolit

Jo gjithnjë ky kampionat vlerësohet si një djep spektakli. Veçse, edhe Italia e futbollit pragmatist dhe rezultativ, detyrohet t’i hapë dyert katërkanatësh.
Doni një shembull? Ja ku e kemi tek përballja e së shtunës, mes Lacios dhe Napolit.
Nga Franca ka ardhur cilësimi “futboll shampanjë” dhe i tillë ishte ai në kryeqytet.
Lojë e hapur dhe raste si dhe reagime trajnerësh nën stresin e përhershëm.
Ndeshja ishte shpesh herë njerëzore me gabime që sollën edhe gola.
Shtyllat e portave u ankuan jo pak, pasi futbollistët nuk patën aspak mëshirë për to.
Nervat ishin sheshit dhe gjyqtari pati shumë punë, madje edhe me njerëzit nëpër stola. Sa për lojtarët, me sytë të verbuar nga frenezia, ata nuk kursyen as njëri-tjetrin, siç e pësoi shqiptaro-zvicerani Valon Behrami.
Në pjesën e dytë erdhi momenti i kapitenit kuqezi, Lorik Cana.
Pas lodhjes së mesjavës, luajti mirë për ata minuta që ishte në fushë.Gabimet vazhduan, u bënë dhurata, të cilat me kortezi u hodhën poshtë.Pranë fundit, kjo përballje pati edhe një rezervë tjetër emocionesh.Në mes tyre, erdhi edhe goli i barazimit i napolitanëve. Ndiqeni. U duk se nuk donte të përfundonte dhe një shtyllë i mohoi fitoren Lacios. Nuk pati fitues në “Olimpiko”, por i fituar doli padyshim futbolli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›